Principatat Shqiptare Mesjetare

Harta Interaktive e Shteteve Shqiptare të Mesjetës
1. Hyrje

Principatat shqiptare ishin struktura politike dhe administrative që sundonin disa zona në territorin e Shqipërisë dhe viseve përreth gjatë periudhës mesjetare dhe periudhës osmane. Këto principata shpesh ishin autonome ose semi-autonome, ku sundimtarët lokalë ushtronin pushtetin mbi territoret e tyre, shpesh duke ruajtur traditat dhe ligjet vendase.

2. Konteksti historik

Pas rënies së Perandorisë Bizantine dhe gjatë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët formuan principata të ndryshme për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ruajtur autonominë lokale. Shekulli XII shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit (1190-1255). Shumica e këtyre principatave ishin të bashkuara në 1444 sipas shtetit shqiptar, të quajtur Lidhja e Lezhës. Këto principata ishin shpesh në konflikt me perandoritë e mëdha, por edhe me njëra-tjetrën, duke pasur marrëdhënie aleance dhe armiqësie sipas situatës politike.

Kronologjia e Principatave
1190-1255: Principata e Arbërit
1273-fundi i shek. XIV: Gropa
1336-1417: Muzaka
1358-1416: Shpata
1358-1392: Topia
1358-fundi i shek. XV: Bua
1362-1421: Balsha
1373-1418: Zenebishi
1387-1479: Dukagjini
1389-1468: Kastrioti
1396-1444: Zaharia
1407-1460: Arianiti
1444: Lidhja e Lezhës
1450-1479: Spani
Principatat shqiptare kishin një rol kyç në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturës shqiptare gjatë periudhës osmane. Ato ishin qendra të rezistencës lokale dhe ruajtjes së zakoneve dhe ligjeve të vjetra.